Pse nuk duhet t'i lesh në banke parate e kursyera?

The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency

Pse nuk duhet t'i lesh në banke parate e kursyera?

Per gjithe miqte dhe bleresit e pronave te patundshme... si dhe per gjithe ata qe akoma nuk e kane kuptuar cfare do te thote real estate dhe se si ne gjithe boten ka qene sekreti i venies se pasurise!

Me lejoni te filloj duke ju thene qe jam ne sektorin e pronave te paluajtshme prej 10 vjetesh tashme, jo vetem si konsulente pronash, por edhe si investitore dhe drejtuese e THE POINT Real Estate. Çfare kam mesuar eshte qe, edhe ne kohet me te keqija, rritja e vleres se prones ne nje treg imobiliar, eshte pergjigjia e vertete ne ndertimin e nje mireqenieje financiare te qendrueshme.

Do t’ju shpjegoj ne kete shkrim pagesat dhe normat e interesit, si dhe luhatjet e vlerave tregut per ta bere sa me te kuptueshem per ju titullin e ketij shkrimi. Pse nuk duhet t’i lini parate tuaja ne banke?

Megjithe kohet e veshtira per te cilat flasim e ankohemi te gjithe, e me te drejte, çudia ndodh: Pronat e paluajtshme shiten!! Ndertimet e reja jane prove konkrete e kesaj deklarate. Ato shiten qe ne ndertim…! Perveç bleresve qe kane nevoje per nje banese personale per vete e familjen e tyre, qofte si bleres per here te pare, ashtu edhe si bleres te cileve u ndryshojne nevojat me rritjen e familjes, ka nje kategori shume interesante bleresish te cilet kane vendosur te bejne dy llogari dhe te kuptojne qarte qe ato dy kursime ia vlen me mire t’I hedhesh ne tulla e llaç, prona dmth, se sa t’I lesh te vdekura ne banke.

Ne eksperiencen e punes sone te perditshme, kjo kategori eshte gjithmone e me shume ne rritje.

Por cilat jane faktet?

Le te shohim si fillim çfare ofrojne bankat, duke marre per lehtesi te kuptuari shumen prej 100.000 euro, per nje afat 12-mujor. Per sa kohe dhe cili eshte fitimi qe realizoni nga disa para te bllokuara diku e pa mundesi t’i perdorni per asgje tjeter?

Sipas nje rremimi dhe analize qe bera, bisedave te zhvilluara dhe statistikave te publikuara nga vete tregu banker shqiptar, 100.000 eurot tuaja, ne rastin me te mire, do t’ju japing 1.6% interes ne vit…le ta shpjegojme me shifra konkrete.

100.000 x 1.6%= 1600 euro/vit.

Ndare ne 12 muaj = 133 euro/muaj fitim nga interesat.

Mos te harrojme gjithashtu qe keto 100.000 euro nuk pesojne asnje shtim vlere gjate gjithe vitit.

TANI…le te flasim per REAL ESTATE.

Me 100.000 euro mund te blini ne Tirane nje apartament 2+1, ne nje zone relativisht te mire.

Kjo prone do t’ju jape juve mundesine, ne rastin me te keq, te fitoni te pakten 350 euro/muaj.

350 euro x 12 muaj = 4200 euro/vit qe vijne nga qeraja.

DHE JO VETËM KAQ!!

Prona juaj me vlere 100.000 euro, duke pasur parasysh pritshmerinte e rritjes se tregut dhe ecurine e tij, pas nje viti do te vleje 110.000 euro.

Nese kjo rritje prej 10% ndodh cdo vit dhe vleres se pergjithshme te prones suaj tani i shtoni edhe interesat e gjeneruara nga qeraja, investimi juaj do te jete kthyer ne xhepin tuaj para perfundimit te vitit te gjashte.

Por le t’u kthehemi edhe njehere pagesave te bankes.

Sipas normave te interesit qe shpjegova me pare, 100.000 eurove te depozituara ne nje llogari bankare me afat do t’ju duhej 62 vjet per t’u kthyer serish ne xhepin tuaj. Pra, 10 here me gjate se sa po te investoni ne blerjen e nje prone.

Vetem ky shembull mjafton per te kuptuar se pse te pasurit kane te pakten 10 here me shume para.

Une kam bindjen se eshte ne interesin tend me te mire, ne interesin tim dhe te vendit ku jetojme qe parate qe gjenerojme te mbeten ne xhepat tane e ne Shqiperi dhe jo neper llogari bankare te ndonje banke te huaj qe vjen ketu per te perfituar nga e njejta formule.

The Point Real Estate Agency