Rruga e Kosovareve , Tirane
Apartament 2+1+2 me qera në Lake View Residence, në Rrugën e Kosovareve, një nga rezidencat më prestigjioze në Tiranë, e njohur për cilësinë e ndërtimit, administrimin dhe pamjet relaksuese nga Liqeni Artificial. Apartamenti ka një sipërfaqe 126.48 m² bruto dhe 107 m² neto, me organizim shumë funksional që përfshin sallon të bollshëm, kuzhinë, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete, si dhe orientim jug-lindje që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapur nga liqeni. Prona përfshin gjithashtu post parkimi në katin -1, duke ofruar komoditet maksimal për banim. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.