Rruga Kongresi i Tiranes , Tirane
Apartament 1+1 për shitje pranë Harry Fultz, në rrugën Mine Peza, shumë afër qendrës së Tiranës dhe me akses të lehtë në të gjitha shërbimet kryesore. Apartamenti ka sipërfaqe totale 57 m² dhe sipërfaqe neto 50 m², dhe ndodhet në katin e 3-të të një pallati të vitit 2005 pa ashensor (me marrëveshje për vendosjen e tij së shpejti). Prona ka organizim funksional dhe orientim Jug, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti është investuar me standard të lartë dhe materiale cilësore, me instalime të reja elektrike dhe hidraulike, rifinitura të realizuara me arkitekt për shfrytëzim maksimal të hapësirës, vetrata duralumini termik, pllaka Pajtoni Ceramica, parket Pajtoni AC6, hidrosanitare Pajtoni incasso, punime gipsi dhe patinim me materiale KNAUF, dyer të lyera, ndriçim EGLO, mobilje MDF me lyerje dhe elektroshtepiake të reja nga markat më cilësore në treg. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.