Rruga Kongresi i Tiranes , Tirane
Apartament 1+1 për shitje tek Rruga Mine Peza, shumë pranë qendrës së Tiranës, në një zonë mjaft të kërkuar dhe me akses të lehtë në çdo shërbim. Apartamenti ka sipërfaqe totale 53m² dhe sipërfaqe neto 46m², dhe ndodhet në katin e 3-të të një pallati të vitit 2005 pa ashensor (me marrëveshje për vendosjen e tij së shpejti). Prona ka organizim shumë funksional dhe orientim juglindje që ofron ndriçim natyral gjatë ditës. Apartamenti është investuar totalisht me materiale cilësore dhe punime të realizuara me arkitekt, duke përfshirë instalime të reja elektrike dhe hidraulike, vetrata duralumini termik, pllaka Pajtoni Ceramica, parket Pajtoni AC6, hidrosanitare Pajtoni incasso, punime gipsi dhe patinim me materiale KNAUF, ndriçim EGLO, dyer të lyera, mobilje MDF me lyerje dhe elektroshtepiake të reja nga markat më cilësore në treg. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.