Jo thjesht një pronë, por një aset që nuk përsëritet në treg. Një mundësi ekskluzive për klientë që vlerësojnë pozicionin, privatësinë dhe potencialin afatgjatë. Ky penthouse unik me pamje 360° nga deti dhe mali ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Dhërmiut, pranë pedonales, në vijë të parë. Pozicionimi strategjik e bën ideal si për rezidencë pushimi, ashtu edhe për investim elitar. Prona përbëhet nga dy njësi në katin e fundit të dy ndërtesave 3-katëshe, të cilat shiten së bashku, duke krijuar një hapësirë të veçantë dhe të shfrytëzueshme në maksimum. Ofron 54 m² sipërfaqe ndërtimi (rooftop privat) dhe 253 m² verandë panoramike. Dy verandat mund të bashkohen, duke krijuar një hapësirë të vetme, të gjerë dhe ekskluzive, me potencial të jashtëzakonshëm për organizim dhe personalizim sipas preferencës së pronarit. Privatësia totale, pamja e hapur 360° dhe mundësia për zhvillim të mëtejshëm e kthejnë këtë pronë në një investim të rrallë në rivierën shqiptare. Kjo është një pronë që blihet për privilegjin e pozicionit që ofron. Çmimi: 780,000 € (përfshin 2 vende parkimi). Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.