Jepet me qira një shtëpi private me sipërfaqe të bollshme 300 m², e ndodhur në Rrugën Pjetër Gjoka, Fresk – një zonë e qetë dhe e përshtatshme për institucione edukative si kopshte apo çerdhe. Shtëpia organizohet në dy kate dhe ofron një oborr privat prej 100 m², ambient magazinimi si dhe garazh të adaptueshëm, që mund të shërbejë lehtësisht si kuzhinë për institucionin. Të gjitha ambientet janë të ndriçuara mirë dhe ofrojnë fleksibilitet për riorganizim sipas nevojave funksionale të një kopshti/çerdheje. Qeraja: 170.000 lek/muaj. Për më shumë informacion ose për të rezervuar n vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.