Sheshi Skenderbeg , Tirane
Ky ambient zyre prej 130 m², i pozicionuar në një zonë qendrore dhe shumë të aksesueshme, ofron një organizim funksional me disa ambiente pune të ndara, të përshtatshme për zyra individuale, salla takimesh ose hapësira operacionale. Planimetria lejon një përdorim fleksibël të hapësirës, duke kombinuar ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe përfshin dy tualete dhe një kuzhinë funksionale. Falë ndriçimit natyral dhe pozicionimit strategjik pranë shërbimeve, institucioneve dhe transportit publik, kjo zyrë përfaqëson një zgjidhje praktike dhe prestigjioze për biznese që kërkojnë prezencë në qendër të qytetit.