Jepet për shitje një apartament komod 1+1 në zonën e Ali Demit, pranë Tregut të Ri Elektrik, një zonë e qetë dhe shumë e aksesueshme në Tiranë. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 64 m², ndodhet në katin e 5-të të një pallati me ashensor dhe ofrohet i mobiluar, gati për banim ose investim. Organizimi përfshin sallon me kuzhinë, 1 dhomë gjumi dhe tualet, ndërsa orientimi Jug-Lindje siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Një mundësi ideale për banim familjar ose investim në një zonë të kërkuar të qytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.