Blv. Gjergj Fishta , Tirane
Shitet një penthouse dupleks 2+1+2 ekskluziv në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit, në Qendër të Tiranës, me sipërfaqe bruto 215m² dhe verandë 32,8 m2, në katet e fundit një pallati të vitit 2010 (me dy ashensorë). Kati 13 dhe 14 kane sipërfaqe neto përkatësisht 97,3 m2 dhe 77,3 m2. Prona është totalisht e rinovuar me materiale dhe pajisje të një standardi të lartë dhe përfshin sistem kondicionimi multisplit, vetrata termike, instalime të reja elektrike (smart-home ready), hidraulike të reja, dalje për jacuzzi në verandë dhe hidromasazh të instaluar në banjo. Pllakat dhe laminati janë të klasit premium (35–50 €/m²). Prona është ideale për banim familjar, si dhe investim afatgjatë në zemër të Tiranës. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.