Rruga Mustafa Matohiti , Tirane
Shitet apartament 1+1 pranë rezidencës Eleonore, në zonën e qetë dhe të gjelbëruar të Kodrës së Diellit, ideal për një jetesë komode larg zhurmës së qytetit. Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese të mirëmbajtur me ashensor dhe ka një sipërfaqe prej 76 m² bruto (63 m² neto). Orientimi Lindje–Jug–Perëndim mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa mobilimi bashkëkohor e bën gati për banim të menjëhershëm. Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është një mundësi shumë e mirë si për banim, ashtu edhe për investim në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Çmimi: 14,000,000 lekë. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.