Rruga Migjeni , Tirane
Ky apartament modern 2+1 me sipërfaqe 105 m² ndodhet në katin e 7-të të një ndërtese të re në zonën shumë të kërkuar të Astirit, vetëm pak metra nga rrethrrotullimi kryesor. Me një organizim tërësisht funksional dhe orientim jug-perëndim që garanton dritë natyrale gjatë gjithë ditës, prona përfshin dy dhoma gjumi të mirëndara, një ambient të hapur ndenjeje, ngrënieje dhe gatimi, një tualet, një koridor shpërndarës si dhe një ballkon të mbyllur që shton funksionalitetin e hapësirës. Ndërtimi është në fazën e sistemimeve, duke e bërë këtë apartament një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë të investojnë në një pronë të re me akses të menjëhershëm në infrastrukturë dhe potencial të lartë për rritje të vlerës në treg. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.