Blog

Ke nxjerrë shtëpinë në shitje? Mëso 4 truke qe ta shesësh më shtrenjtë

 Ehhh, sa e veshtire paska qene!!

Keto fjali I degjojme shpesh gjate punes sone te perditshme, nga shume kliente te cilet perballen me sasine e madhe te informacionit dhe vendimeve qe duhet te marrin, sapo vendosin te shesin pronen e tyre.

E dime edhe ne, nuk eshte e lehte! Brenda atyre mureve ka kaq shume histori personale, ngjarje qe doni t’I kujtoni te tjera qw preferoni ti fshini nga kujtesa…jeta eshte e perbere nga rrethana te ketij lloji dhe nje pjese e mire e tyre ndodhin aty, ne sallonin e vogel ku cdo gozhde ne mur flet per nje kujtim te varur aty, me se shumti per te mos u harruar…

Ne ishim mesuar te jetojme gjithe jeten tone brenda mureve te se njejtes shtepi…historia qe kemi kaluar na ka beret e besojme se te kesh nje shtepi tenden eshte kaq e veshtire, pothuajse e pamundur, prandaj, nga casti qe e ke, mbaje fort e mos e lesho.

Per fat te mire kjo histori I perket pikerisht historise…tanime mund te sillemi edhe ne si gjithe bota te cilen e marrim per shembull ne gjithcka: te nderrojme shtepi 2-3 here gjate jetes, duke mbajtur parasysh rritjen e familjes, rritjen e te ardhurave si dhe deshiren njerezore per te pasur gjithmone me shume, me mire…!

E pra, ja ku e more kete vendim!

Po tani? Cfare te besh?

Si fillim, bej nje investim te vogel ne shtepi. Nje rifreskim I bojes neper mure, me ngjyra te lehta, plot drite, ndoshta permiresimi I tualetit, nderrimi I perdeve, apo gjithcka tjeter qe ndryshon pozitivisht imazhin ndoshta te lodhur te prones suaj, duke I dhene asaj freski. Ju siguroj qe parate qe do te shpenzoni per keto permiresime, do t’ju kthehen si ne cmimin me te larte qe mund te merrni nga shitja, ashtu edhe ne shkurtimin e kohes se shitjes.

Se dyti, mblidh gjithe dokumentacionin  e prones, mbaje ne nje dosje te vetme dhe gjithmone te gjendshme, pasi ky dokumentacion duhet te jete ne dispozicion qe nga momenti I listimit per shitje e deri ne momentin e firmosjes se kontrates prane zyres noteriale.

Se treti, vendos te punosh me agjentin tend imobiliar te preferuar. Si ta zgjedhesh, nese nuk e ke nje?  Mjafton te kerkosh nje analize te krahasuar tregu e cila duhet te kete disa elemente besueshmerie brenda, si psh: shitjen e fundit ne zonen ku ti jeton, cmimin e listimeve te tjera ne zonen ku ti jeton si dhe cmimin qe ti vete pretendon te marresh, per te nxjerre nje mesatare realiste, e cila do ta bente pronen tende te shitshme. Kerkoji agjentit te inspektoje hollesisht pronen, te beje fotografi te mira qe nxjerrin ne pah gjithe vlerat e prones tende, ofroji atij gjithashtu gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen e mundshme per ta bere punen e tij sa me mire, duke sistemuar shtepine perpara mberritjes se tij, duke prezantuar nje prone te rregullt e te paster, e cila eshte malli qe ti  kerkon te shesesh, si e tille duhet prezantuar bukur. I keni parasysh mollet e kuqe kur vendosen ne rresht neper arka, te sistemuara me rregull, te pastruara aq sa u shkelqen lekura? Po ato te hedhura ne nje kosh te madh? Me siguri qe po!! Ju vete, ke do te blinit te parat? Une them qe mollet e kuqe kane shume me teper shans per t’u shitur, me cmim me te larte e ne kohe me te shkurter. Mendoni per kete, kur prezantoni shtepine tuaj tek agjenti imobiliar, qe ehste vitrine juaj, apo edhe te bleresit e mundshem qe do te vizitojne shtepine bashke me te.

Dy fjale per agjentin imobiliar…e dime, ne jemi djalli qe ju merr 3%...por ne jemi gjithashtu, ata qe shohim dhjetera e qindra shtepi e te bejme dallimin midis njeres dhe tjetres; ne dime t’ju ndihmojme per te vendosur cmimin me te drejte per pronen tuaj, ne menyre qe jut e mos pretendoni cudira e prona te mos shitet kurre, apo te ulni pazarin tuaj aq shume sa te mos merrni nje vlere te drejte per pronen tuaj. Ne kemi kaluar aq shume si ju gjate punes sone, sa jemi te ftohte nga cdo emocion, dhe per kete arsye nuk gabojme; ne dime t’ju drejtojme gjate gjithe procesit, te marrim persiper shume nga angarite qe lidhen me te, per t’jua bere diten me te kendshme dhe shitjen me pak te lodhshme. Ne dime t’I japim shkelqimin e merituar prones suaj, t’I japim vitrinen e ndricuar qe juve vete ju mungon dhe ta shesim! Sikur ju te na ndihmonit duke na besuar…cdo dite nga pak me shume!!

Se katerti, informohuni nepermjet agjentit tuaj, per detyrimet tatimore qe rrjedhin nga shitja e prones, deri ne detaje. Cdo agjent imobiliar, I pergatitur e me experience, di t’ju thote ne maje te gishtave sa I takon te paguaje kujt, ne menyre qe jut e dini sa do t’ju mbetet neto ne perfudnim te shitjes dhe te pergatiteni per investimin tuaj te ri. Detyrimet qe I takojne shitesit, e qe rendojne me shume, jane tatami mbi te ardhurat (=15% e differences mes shumes se blerjes dhe asaj te shitjes) si dhe komisioni I agjensise imobiliare (pergjithesisht 3% e shumes se shitjes). Detyrimet noteriale dhe ato te kalimit te pronesise I takojne bleresit.

Se fundmi, mos u tregoni kokeforte ne negociata. Cdo investim, nese zgjatet ne kohe, nuk e merr asnjehere mbrapsh vleren e pritur.

Nese keni investuar shume ne interierin e prones suaj, por zona ku e keni bere ate investim nuk e justifikon investimin, mos prisni asnjehere t’ju kthehet gjithe investimi. Gabimi ka qene I juaj kur keni vendosur te hidhni shume para ne zonen e gabuar. Asnje bleres nuk do te paguaje gabimin tuaj, keshtu qe ne kete rast mblidhni mendjen te humbisni!





The Point Real Estate eshte nje agjensi imobilare e cila ofron prona per shitje dhe qera ne te gjithe Shqiperine. Tek ne ju mund te gjeni lehtesisht cfaredolloj prone, qofte per blerje, shitje apo qera. Ne kujdesemi qe te ofrojme tek klientet tane prona qe ato duan, sipas specifikimeve te tyre. Je nje student qe po kerkon nje prone me qera, nje individ cili kerkon te bleje nje prone, nje pronar qe kerkon te shese nje prone, ne jemi zgjidhja e duhur. Tek The Point Real Estate do te gjeni mbi 200 prona per shitje dhe mbi 300 prona me qera. Shumellojshmeria e pronave qe ne disponojme e ben me te lehte zgjedhjen tuaj. Ne nuk mjaftohemi thjesht me gjetjen e prones por jemi aty per te sherbyer gjer ne fund qe klineti jone te mare sherbimin me te mire dhe te mbetet I kenaqur me ne. Per ne klineti eshte partneri jone, gjetja e nje prone sipas kerkesave te tij eshte detyra jone te cilen e realizojme me aq shume dashuri dhe perkushtim. Ne ofrojme prona per klientet tane duke filluar nga apartamentet e reja apo te vjetra ne Tirane apo qytete te tjera, vila luksoze, shtepi, zyra, bare, hapesira per banka si dhe toka ne te gjithe Shqiperine. Pronaret me te cilet punojne, na ndihmojne per ta bere punen me te thjeshte nepermjet ofrimit te pronave te cilat jane ne kushte shume te mira. Shitja apo dhenia me qera e ketyre pronave eshte me e lehte per ne. The Point Real Estate ofron nepermjet agjeteve te saj nje shumellojshmeri pronash, duke filluar nga pronat e vecanta, ambjentet komerciale si dhe ambjente rezidenciale. Pronat e vecanta perfshijne te gjitha ato prona te cilat kane disa karakteristika qe i dallojne ng ate tjerat. Tek ne do te gjeni nje shumellojshmeri pronash me specifikime te ndryshme, cka do ju ndihmoje ju per te perzgjedhur nje prone te vecante. Agjensia jone imobilare ofron edhe ambjente komerciale si banke, bare, hotele, zyra, restorante, dyqan, magazine. Ambiente komerciale ofrohen sipas llojit te biznesit qe klienti kerkon te krijoje. Numri i madh i amjenteve komerciale qe ne ofrojme e ben shume te lehte zgjedhjen e klientit. Ne agjensine tone ne ofrojme gjithashtu edhe ambjente rezidenciale duke filluar nga, apartamentet, grasionere, shtepi pushimi, shtepi private e vila. Ambientet rezidenciale qe agjensia jone disponon jane ne kushtet me te mira si dhe ndodhen ne zona strategjike te Tiranes apo edhe qyteteve te tjera te Shqiperise. Ne ambiente rezidenciale qe ne ofrojme disponojme edhe shtepi pushimi, per tu ardhur ne ndihme te gjithe atyre qe kerkojne nje vend sa me te mire per te pushuar. Ne agjensine tone ne operojme me 7 agjent shitje. Agjentet tane jane ne cdo moment ne dispozicion te klientit per ti ofruar atij sherbimin e duhur. Agjentet nuk sherbejne vetem per te ndihmuar klientin per te gjetur pronen qe kerkon por per ti ofruar atij te gjitha sherbimet e nevojshme qe ajo prone te behet e tija dhe ai te mbetet i kenaqur.